E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Gjenden mbi 32 kilogramë drogë në një zonë të pyllëzuar
Lajme

Shkodër/ Gjenden mbi 32 kilogramë drogë në një zonë të pyllëzuar

Policia e Shkodrës ka gjetur në një zonë të pyllëzuar të fshatit Plan, rreth 32.7 kilogramë kanabis të tharë dhe e ndarë në thasë për t’u transportuar.

Policia e Shkodrës ka identifikuar 11 pjesëtarë të grupit dhe ka vënë në pranga 5 prej tyre.

Njoftimi i policisë: 

Punë e vazhdueshme policore dhe hetimore, po kryhet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për të shkatërruar plotësisht produktet e veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjenden në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e ndarë në thasë për t’u transportuar.

32.7 kg cannabis dhe 10 274 bimë cannabisi (të asgjësuara më parë), në pronësi të këtij grupi kriminal.

Deri më tani, Policia ka identifikuar 11 pjesëtarë të grupit dhe ka vënë në pranga 5 prej tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve në çdo skaj të qarkut dhe hetimeve të ndjekura në vazhdimësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, realizuan në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, një tjetër goditje kundër veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.