E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit  në lumë, kishte humbur prej disa ditësh
Lajme

Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në lumë, kishte humbur prej disa ditësh

Shkëlqim Kazazi, 49-vjeçari nga Shkodra që ishte larguar nga banesa prej dy ditësh, është gjetur i pajetë në lumin Buna.

Kanë qenë vetë familjarët, ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 49-vjeçarit në lumë, pranë fshatit Pentar.

Kazazi ishte larguar nga shtëpia që më datë 12 prill dhe vëllai i tij pas denoncimit në polici kërkoi edhe ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e tij. Në trupin e 49-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, prandaj policia po heton shkakun e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.