E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari në afërsi të lumit Drin, ja çfarë dyshohet
Lajme

Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari në afërsi të lumit Drin, ja çfarë dyshohet

Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur pranë lumit Drin në Shkodër. Sipas policisë, viktima ende i paidentifikuar është rreth 175 cm i gjatë. Ndërkohë nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.

“Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.