E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/Hajdutët shkojnë të grabisin një shtëpi  , pasi masakrojnë pronarin, përleshen me policinë
Publik News

Shkodër/Hajdutët shkojnë të grabisin një shtëpi , pasi masakrojnë pronarin, përleshen me policinë

Grabitje me armë në Shkodër. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62 vjeçari. Pas një njoftimi nga komshinjtë për 3 minuta policia ka mbërritur në vendngjarje. Pas një përleshjeje fizike me policinë njëri prej autorëve të dyshuar, Pëllumb Kolbuçaj u arrestua aty afër.

Policia ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë. 62 vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup.

Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës. Autorët nuk patën kohë të grabisnin asgjë në shtëpi duke dështuar në misionin e tyre. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.