Shkodër, 52 vjeçari mbante në makinë armë dhe radio për të monitoruar policinë bie në pranga
Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi qarkullonte nëpër qytet me radiomarrëse për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve të Policisë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë kontrolleve blutë kanë sekuestruar 1 armë zjarri e tipit pistoletë, me fishekë në fole, gati për qitje; 2 radio dhe pajisje të tjera si ato të Policisë, shkop metalik; si dhe një armë e ftohtë.
Sakaq, në kuadër të operacionit është bërë arrestimi i shtetasit B. H., 52 vjec, banues në lagjen “3 Heronjt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



