E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ I vihen prangat 18-vjeçarit që plagosime  thikë tre të rinj për një vajzë
Flash

Shkodër/ I vihen prangat 18-vjeçarit që plagosime thikë tre të rinj për një vajzë

Është vetëdorëzuar në polici 18-vjeçari Aldo Hasani që mesditën e sotme plagosi me thikë tre të rinj në Shkodër. Pas negociatave me familjarët ai ka vendosur të paraqitet vetë në Komisariatin e Policisë pasi ndaj tij rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.

18-vjeçari Hasani pas një debati të nisur në një lokal ka plagosur me thikë 3 adoleshentët e tjerë të identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç.

Dy 16-vjeçarët Tula dhe Hoxha pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesat e tyre, ndërsa 17-vjeçari Plepi vijon të jetë në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është më e rëndë.

Shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se është bërë ngacmimi i një vajze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.