E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ I vihet tritol makinës së efektivit të policisë
Lajme

Shkodër/ I vihet tritol makinës së efektivit të policisë

Tritoli ishte vendosur në makinën e 50-vjeçarit Kastriot Selimaj me detyrë polic rrugoreje.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës sotme në Shkodër.

Tritoli ishte vendosur në makinën e 50-vjeçarit Kastriot Selimaj me detyrë polic rrugoreje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe” të qytetit.

Mësohet se automjeti i 50-vjeçarit, Kastriot Selimaj – polic i rrugores në DVP Shkodër, ishte i i parkuar në oborrin e banesës teksa lënda plasëse është vendosur tek goma e pasme e automjetit. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.