Shkodër/ Identifikon dy autorët që i vunë tritol biznesmenit
Është zbardhur dinamika e ngjarjes të ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodrës. Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave që kanë vendosur tritolin, dhe ka bërë shpalljen e tyre në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasit Seadet Muftia dhe Zabit Mehmedaj, emri i të cilëve është i njohur për blutë, pasi janë shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale. Gjithashtu ata janë dy ish-futbollistë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të garazhit, në pronësi të shtetasit Agim Uraj, 52-vjeç. Shtetasi në fjalë është pronar i një kompleksi në Shkodër.
Seadet myftia ka luajtur si furbollit me “Tërbunin” e Pukës, ndërsa Zabit Mehmedaj tek “Vllaznia’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



