Shkodër/Kapet sasi e madhe droge
Një sasi e madhe kanabisi është gjetur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Burimet nga metropoli verior kanë bërë të ditur se droga është gjetur në një varkë në liqenin Shkodrës.
Ende nuk dihet pesha e drogës, por mësohet se është e konsiderueshme.
Dyshimet janë se lënda narkotike do të dërgohej me mjete lundruese në Mal të Zi.
Në këtë zonë besohet se kanë kaluar edhe ngarkesa të tjera me kanabis.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



