E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër, përmbyten edhe shtëpitë
Lajme

Shkodër, përmbyten edhe shtëpitë

Met Beci është një nga banorët e Dajçit që po mundohet të shpëtojë ç’të mundet, pasi uji ka mbuluar gjithë banesën e tij. Dëmet janë të mëdha, thotë ai, dhe deri tani askush nuk u ka ardhur në ndihmë.

“Sot është dita e gjashtë që jemi kështu”, thotë Meti.

Përmbytja ka prekur edhe fshatrat në kufi me Lezhën. Rruga e Malit të Jushit tashmë kalohet vetëm me mjete të larta, pasi ka mbi një metër ujë në të. Kryeplaku i fshatit, Arben Marku sqaron se mungon uji i pijshëm dhe shumë banesa janë nën pushtetin e ujit.

“Gjendja është katastrofike komplet. Nuk ka ardhur njeri akoma për t’u interesuar”, shprehet Marku.

Banoret e Malit të Jushit bëjnë apel për ndihmë: “80 cm e kemi ujin në oborr. Mungon uji i pijshëm dhe jemi të izoluar. Askush nuk ka ardhur”.

Përmbytja dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme edhe në lagjen Vilu të Rrjollit në Velipojë, ku është rrëzuar transformatori duke lënë pa energji fshatin. Edhe prurjet e Bunës kanë bërë që uji të ketë një dalje të lehtë në pedonalen pranë Urës së Bunës.

Por, përtej problemeve serioze që po shkakton përmbytja, këtë situatë disa e kanë shfrytëzuar për foto e disa të tjerë për të zënë peshk.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.