Shkodër/ Procedohet përgjegjësja e konviktit në Tamarë
Regjistroi fiktivisht 28 nxënës me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave
Policia e Shkodrës ka nisur procedim penal për veprën penale “shpërdorim detyre” për përgjegjësin e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar në Tamarë, Malësi të Madhe.
21 milionë lekë të investuara në konviktin “fantazmë”, 16 të punësuar e 0 nxënës

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt fshatit Tamarë, në njësinë administrative Kelmend. Përveç gjithë elementëve pozitivë të natyrës, në Tamarë ka edhe problematika. Në këtë fshat ndodhet një konvikt për të gjithë nxënësit e fshatrave përreth, të cilët duan të shkollohen në shkollën e Tamarës.
Por kujt i shërben ky konvikt? Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një informacion, se në këtë konvikt janë të punësuar plot 8 punonjës: një kujdestare, një magaziniere, një sanitare, një punonjëse mirëmbajtjeje dhe 3 roje.
Këta punonjës marrin rrogën për një godinë boshe pasi sipas informacioneve në këtë konvikt nuk fle asnjë nxënës.Drejtoresha e shkollës Tamarë thotë se shërbimi i konviktit funksionon dhe është në dispozicion. Sipas saj në konvikt flenë 16-17 nxënës.

Rasti u transmetua nga nje emision investigativ, ndërsa 50-vjeçarja dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023-2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, që më datën 18.03.2024, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.
Kjo shtetase duke qenë përgjegjëse e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar, në Tamarë, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



