E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Protestuesit shkatërrojnë selinë e PS
Lajme

Shkodër/ Protestuesit shkatërrojnë selinë e PS

Protesta në qytetin e Shkodrës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha ka marrë përmasa të mëdha.

Fillimisht protestuesit kanë goditur me gurë dhe mjete të forta xhamat e selisë së Partisë Socialiste dhe më pas kanë mundur të futen brenda duke dëmtuar çdo gjë që u dilte para.

Qytetarët kanë arritur të prishin kamerat e sigurisë dhe kanë nxjerrë çdo gjë që kishte brenda godinës dhe i kanë djegur jashtë.

Më pas protestuesit janë shpërndarë pasi policia ka shpërndarë gaz lotësjellës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.