E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë
Lajme

Shkodër, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të Briken Tuzi, 26 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.
Ky person udhëtonte me automjetin tip BMW me targë AA 009 PH, ku pas kontrollit të ushtruar në automjet nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë e llojit “Browning”, të kalibrit 7.65 mm.
Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për  veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.