E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Rama mbledh ministrat e kryebashkiakët e majtë , llogari për punën e bërë
Lajme

Shkodër/ Rama mbledh ministrat e kryebashkiakët e majtë , llogari për punën e bërë

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ashtu siç edhe e kemi raportuar më herët, do të mbledhë kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.

Pritet që Rama t’u kërkojë llogari të vetëve për punën e bërë në terren.

Takimi do të nisë në orën 10:00 me fjalën e kryeministrit Rama. Pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.

Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.

Mbledhja pritet të përfundojë në orën 17:30 e fjalën e kreut të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.