E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër, shkrumbohet shtëpia
Lajme

Shkodër, shkrumbohet shtëpia

Një shtëpi private në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër është djegur.

Në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ishte brenda, sepse dy fëmijët sapo ishin nisur në shkollë.

Zjarri mendohet se ka ardhur nga një pakujdësi duke qenë e zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndonjë prej pajisjeve elektrike ndezur.

3 zjarrëfikëse dhe dhjetra efektivë janë në vendngjarje për të shuar flakët. Shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj.

Një grua në moshë të re kishte me qera banesen dhe fatmirëssisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar por vështirësia për të do të jetë e madhe duke qenë se banesa nuk është e saj. Zjarrëfikëset po ndërhyjnë nga të gjitha anët e shtëpisë për të shuar flakët./shkodranews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.