Shkodër, shpërthim i fuqishëm tritoli pranë Teatrit ‘Migjeni’
Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Makina, në pronësi të shtetasit Bledar Freskina, ishte parkuar pranë një supermarketi në Teatrin Migjeni, kur shpërtheu lënda plasëse.
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (23 shkurt). Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit/ëve, ndërsa policia do kontrollojë edhe kamerat e sigurisë në zonë që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre, pasi mjeti ka qenë i parkuar në një zonë të frekuentuar të qytetit të Shkodrës, ku shumë biznese janë të pajisura me kamera sigurie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



