E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Tentoi ta merrte me forcë në makinë vajzën, arrestohet  38-vjeçari
Lajme

Shkodër/ Tentoi ta merrte me forcë në makinë vajzën, arrestohet 38-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar në Shkodër pas kallëzimit të bërë nga një 19-vjeçare, e cila pretendon se ai e ka ngacmuar seksualisht dhe se ka tentuar ta marrë me forcë në makinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij”, njofton policia.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 33-vjeçar në Shkodër, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. Ç., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.