E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ U zunë me thika për motive të dobëta (emrat)
Flash

Shkodër/ U zunë me thika për motive të dobëta (emrat)

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.04.2023, 16:52

Sot në një lokal në Shkodër, pranë Poliklinikës së qytetit, Aldo Hasani, 18 vjeç plagosi me thikë 3 adoleshentë. Këta të fundit janë identifikuar si Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, aty ku po marrin mjekimin e duhur.

Ndërkohë bëhet e ditur se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit. Konflikti u regjistrua për motive të dobëta por ende nuk dihet konkretisht se për çfarë arsye. Sherri brutal mes të rinjve nisi rreth orës 12:30 në një lokal në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Autori i ngjarjes, Aldo Hasani, 18 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për plagosjen e 3 personave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.