E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/12-vjeçarja vret veten me fotoksinë
Lajme

Shkodër/12-vjeçarja vret veten me fotoksinë

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur së fundi në zonën e Vaut të Dejës, në Shkodër, teksa një vajzë e mitur 12-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fotoksinë.

Viktima është identifikuar si Klevina Ndoka, e cila ishte dhe pjesë e ekipit të futbollit të vajzave në Vaun e Dejës.

Vajza është gjetur në gjendje të rënduar nga ana e prindërve të saj, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë gjatë padites së djeshme në spital.

Mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje vërtetë tronditëse. Në pikëpyetje mbetet dhe mënyra sesi vajza ka arritur të sigurojë fotoksinën dhe më pas të shkojë drejt këtij akti final.

Policia e Shtetit njoftonte dje: Më datë 29.05.2018, në banesë, shtetësia K.N vjeç 12, është vetëhelmuar me fotoksinë e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim. (Vajza ka ndërruar jetë në spital)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.