Shkodër/armë, tritol dhe drogë, arrestohet një person
Polcia bënë me dije se është zhvilluar një aksion i madh policor në qytetin verior. Janë kapur dhe sekuestruar armë zjarri, tritol dhe municione luftarake por edhe lëndë narkotike. Dhe në prangat e policisë ka ranë Ernest Lekaj 30 vjeç baues në Vaun e Dejës Shkoder.
Eshte sekuestruar –
1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;
– 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;
– 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;
– nje sasi lëndë narkotike kanabis;
– 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



