E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/Banorëve të përmbytur u duhet të përballen me borën
Lajme

Shkodër/Banorëve të përmbytur u duhet të përballen me borën

Ekstremet e motit nuk kanë të ndalur, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën në zonat e përmbytura. Dëbora ka prekur prej mengjesit të së premtes (23 mars) edhe Shkodrën, ndonëse fuqia e saj për ta zbardhur territorin e mbingopur me ujë, është e vogël.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe përballja e banorëve të këtyre zonave, por edhe strukturave shtetërore me emergjencën bëhet më e vështirë.
Në ujë janë 5 mijë hektarë tokë dhe 700 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç, Anë të Malit dhe Berdicë. Në Vilun, Baks, Rrjoll si pasojë e stuhisë së erës është rrëzuar transformatori dhe për pasojë janë pa energji elektrike.

Edhe Dajçi është në errësire në disa fshatra nga dëmtimet e shtyllave. Uji ka depertuar edhe në lagjet periferike Ajasëm e Livadhe ku janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Erozioni ka dëmtuar rëndë argjinaturat në Ças, Pentar dhe Darragjat, shkruan ora news.

Nga ana tjetër familjet e evakuara kanë shkuar në 75. Ndrkohë Pa mësim janë një pjesë e shkollave të Dajçit, ndërsa në Anë të Malit frekuentimi është i vogël. Shkarkimet nga HEC Vau Dejes vijojne me 1 mije meter/kub per sekond.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.