Shkodër/Basha në zonat e përmbytura , situata dramatike
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Obot për të parë nga afër situatën e përmbytur. Bashën e shoqëron dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
“Njësia administrative Ana e Malit është zona më e prekur. Zona e Obotit, Oblika, Muriqani, kemi dhe Dajçi, Bërdica dhe Jubani, ku janë shtuar hektarët e tokës që ka marrë lumi. Sidomos këto dy ditët e fundit, sidomos në njësinë administrative Ana e Malit është problematike. Nuk kalojnë më dot mjetet e ushtrisë. Lëvizja bëhet vetëm me varka. Jemi munduar dje tu jemi afër banorëve duke u shpëndarë ndihma ushqimore”ka shpjeguar Ademi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



