E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/Prej 10 ditësh në ujë…
Lajme

Shkodër/Prej 10 ditësh në ujë…

Prej 10 ditësh në ujë... këto janë pamjet e përmbytjes në Shkodër

Rruga Shirq-Derragjat në zonën e Dajçit është e bllokuar.

Fshati Shirq është më i godituri si shkak i rritjes së nivelit të ujit. Dëmët në këtë zonë janë të mëdha, kryesisht në të mbjella. Banorët thone se ushqimi për kafshët është drejt fundit.

E vetmja mënyrë për të parë parcelat e tokave të mbjella është përmes varkave ku në disa vende uji i kalon edhe dy metra. Shtëpi të rrethuara nga uji dhe kafshë të cilat nuk kanë ushqim. Kjo është situata në fshatin Shirq.

Lumi Buna në disa vende  ka dalë nga shtrati duke përmbytur plotësisht 1850 hektarë tokë bujqësore. Ndërsa shkarkimet në Vaun e Dejës vijojnë me 800 metër/kub ujë në sekondë nga porta dhe 500 metër kub ujë në prodhim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.