E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodra, Korça dhe Vlora  u goditën më shumë nga pandemia
Publik News

Shkodra, Korça dhe Vlora u goditën më shumë nga pandemia

Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lartë vjetore te papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare që referohen nga Anketa e Forcave të Punës.
qepena-mbyll-527x375
Të dhënat mbi papunësinë sipas qarqeve tregojnë se Shkodra shënoi një rritje të treguesit në tremujorin e tretë me 6.4 pikë përqindje në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë, duke arritur në 15%, nga 8.6% në tremujorin e tretë 2019. Qarku i Shkodrës gjatë këtij tremujori ka qenë më i godituri nga pandemia Covid-10 si në numrin e lartë të infektimeve dhe fataliteteve.

Pas Shkodrës, Vlora ishte qarku i dytë më rritjen e më të lartë të papunësisë me 3.3 pikë për qind (pp) në raport me një vit më parë, e ndjekur nga Korça me 2.4 pp rritje, Lezha me 2.4 pp përqind, Elbasani me 1.6 pikë pp dhe Berati me 0.5pp.

Në krahun tjetër Dibra dhe Gjirokastra shënuan rënie të normës së papunësisë në raport me një vit më parë përkatësisht me 3 dhe 1.9 pikë për qind. Më shumë se sa përmirësimi i tregut të punës në këto qarqe ka ndikuar tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të lartë në Dibër dhe plakjes së popullsisë në Gjirokastër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.