Shkodranët s’presin, i vendosin posterin në derën e selisë
Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme të njohë statusin e miratuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha.
Me këtë vendim të Gjykatës, të gjitha vendimet e miratuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit hyjnë në fuqi, ndërkohë që legjitimohet Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Fill pas këtij vendimi në selinë blu të qytetit të Shkodrës, militantët e e Partisë Demokratike, duket se nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur posterin e Sali Berishës në hyrje të godinës së selisë.
Në qytetin e Shkodrës, Sali Berisha dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” arritën të fitonin bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahinë duke lënë pas dy kandidatët rival të PS, Majlinda Andoni dhe Xhemal Bushatin e PD-së së Lulzim Bashës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



