Shkodranit i prenë këmbën dhe nuk i japin as kemp
Mjekësi në Shqipëri të sëmur dhe ky është rasti i Tonin Gjonit, 55 vjeç nga Shkodra.
Tonin Gjoni shprehet se si pasojë e një mjekimi të gabuar i është prerë këmba dhe si për të mos mjaftuar me kaq duket absurde, por Toninit i kanë hequr edhe kempin e invalidit.
Që prej 17 vitesh ai ka mbetur dyerve të spitalit dhe tashmë ai ka mbetur komplet i varur nga karroca e invalidit.
Tonini ka treguar për “Star Plus Tv” fatin e keq me të cilin është përballur gjithë këto vite dhe sipas tij Spitali i Shkodrës e ka bërë në këtë gjendje që sot është duke mos ia përcaktuar saktë diagnozën.
55-vjeçari shprehet:
Kam 17 vjet që jam spitaleve. Mkan ba gjilpërat gabim! Teuta Rjolli t’u than hajde se të vizitoj shpi. Kur vjen përfundimi i punë kam shkue dhe jam vizitue shpi dhe mka vizitue për diabet.
Më tha ke diabet nuk ke reumatizëm. Kam ba gjilpnanat për reumatizëm me analiza të spitalit edhe mkan tha këmbën. Ja këmba ime, ku të shkoj?!
Janë mundu, doktor Mir Imeri dhe Shpëtim Imeri me m’shpëtu dhe nuk mundën deri tash para nji muaji që më këputën këmbën.”
Këmba e majtë e Toninit është komplet jashtë funksioni, ndërsa e djathta po degradohet dita-ditës. Por. ai thotë se Spitali i Shkodrës nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.
Gjoni thotë:
Spitali i Shkodrës nuk ka marrë përgjegjësi dhe ilaçet nuk m’i ka dhanë, i kam ble tana. Vetëm kur ka ken Vilsen Mulosmanaj dhe Përparim Çela m’i kanë dhënë pa lek tana.
Para se me dal nga spitali kam marr në tel Teuta Rjollin dhe i kam than ke me m’pagu tana dëmet edhe mtha mos u ba merak se me i fjal po t’i paguj dhe ma mbylli telefonin.”
Ndërkohë Tonini ngre akuza edhe për sigurimet shoqërore, të cilat edhe pse pa këmbë ia kanë hequr kempin e invalidit.
Ai thotë:
Kur vjen funi i punës, Violeta Stakaj më ndal lekë dritash, s’mi jep kur unë s’i kam gjë CEZ borxh. Ata nuk dinë me i ba letrat.”
Me lot në sy dhe zërin që i dridhet Tonini bën thirrje për shërimin e këmbës:
U bëj thirrje institucioneve shtetërore, tani nuk e di a bahet kjo këmbë ma për protezë a jo, por si operacion është mbyll, si plagë. Dhimbje ka, por me mujt të paktën me vu i protezë, thjesht një protezë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



