E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkollat shqiptare po boshatisen !                         Në vitin 2022-2023 regjistrimet ranë me 4.1%
Sot

Shkollat shqiptare po boshatisen ! Në vitin 2022-2023 regjistrimet ranë me 4.1%

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin shkollor 2022-2023 janë regjistruar në arsimin zyrtar 554.222 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,1 %, krahasuar me vitin shkollor 2021-22.

Në arsimin parauniversitar në vitin shkollor 2022-23 janë regjistruar 432.870 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 4,7 %, krahasuar me një vit më parë. Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 69.750 fëmijë, 3,6 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Shifra të tilla reflektojnë numrin e ulur të lindjeve te çiftet shqiptare.

Ndërkohë që në arsimin 9-vjeçar janë regjistruar 267.275 nxënës, 55,0 % në arsimin fillor dhe 45,0 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2021-22, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 3,9 % më pak nxënës. Në vitin shkollor 2022-23, 89,4 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 10,6 % në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,8 % të totalit.

Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95.845 nxënës, duke shënuar një ulje prej 7,4 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Këto të dhëna tregojnë qartë emigrimin masiv të ndodhur vitin e kaluar ku nxënës që sapo kishin mbaruar shkollën 9-vjeçare emigruan drejt Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.