E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkon në 37 numri i viktimave nga masakra në Tajlandë
Publik News

Shkon në 37 numri i viktimave nga masakra në Tajlandë

Shefi i Policisë suedeze ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tajlandë. Sipas policisë autori ka vrarë me thikë disa fëmijë të vegjël, ndërsa disa kanë arritur t’i mbijetojnë sulmit,.

Shefi i Policisë Kombëtare të Tajlandës Damrongsak Kittiprapat tha se më pas autori pasi ka dalë nga qendra ku ka kryer sulmin , ka vrarë me armë këdo që i ka dalë para deri sa më pas është futur në një banesë.

“Ne rrethuam shtëpinë dhe më pas zbuluam se ai kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij”, ka thënë më tej ai.

“I mbaja duart lart dhe u luta për mëshirë. Nuk dija çfarë të bëja,” tha një grua.

Gjithashtu autori  duhet të paraqitej ditën e sotme në një seancë gjyqësore pasi akuzohej për drogë.

“Pasi doli nga burgu, ai nuk e ndaloi së përdoruri drogën. Ai mund të kishte halucinacione të shoqëruara me stresin, dhe kjo ndoshta e bëri atë të kryente krimet. Ai filloi në çerdhen e fëmijëve dhe më pas vazhdoi krimin e tij deri në shtëpinë e tij”.

Ndërkohë numri i viktimave  ka shkuar në 37 persona, ndërsa më shumë se 20 fëmijë janë në mesin e të vdekurve, me viktima deri në dy vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.