Shkrimi në Eureporter/ Monika Kryemadhi mori pagesa nga kompani offshore të biznesmenëve rusë
“Dëshmi të mëtejshme të zbuluara tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë me lidhje të ngushta me Kremlinin përmes një sërë kompanish opake offshore”, kështu shkruhet një artikull të publikuar në “Eureporter”.
Sipas asaj që shkruhet në këtë artikull, Monika Kryemadhi bëri një pagesë për një kompani offshore, Vradus Holdings, e cila u zbulua se kontrollohej përfundimisht nga Vitaly Savvin, një tregtar rus nafte, kompania ruse e naftës e të cilit u zbulua nga Forbes se kishte qenë një nga donatorët më të mëdhenj të Putinit.
“Kryemadhi bëri një pagesë për një kompani offshore, Vradus Holdings, e cila u zbulua se kontrollohej përfundimisht nga Vitaly Savvin, një tregtar rus nafte, kompania ruse e naftës e të cilit u zbulua gjithashtu nga Forbes se kishte qenë një nga donatorët më të mëdhenj të Putinit, partia politike në pushtet, Rusia e Bashkuar.
Më tej, Kryemadhi ka marrë pagesa nga kompania offshore Holdem Holdings, e cila kontrollohet nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan”, shkruan “Eureporter”, duke publikuar edhe dokumentet.
Më tej thuhet se është e paqartë pse Kryemadhi i ka marrë këto pagesa nga këta biznesmenë rusë. Siç përshkruhet në dokumente, referencat e pagesës përfshijnë ‘dividend për aksionarët’ dhe ‘shërbimet e marketingut’.
“Smuzikov dhe Kaplan bënë pasurinë e tyre në botën e turbullt të naftës ruse në një kompani të kontrolluar nga oligarkët rusë, të cilët që atëherë janë sanksionuar për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin. Është e paqartë pse Kryemadhi i ka marrë këto pagesa nga këta biznesmenë rusë. Siç përshkruhet në dokumente, referencat e pagesës përfshijnë ‘dividend për aksionarët’ dhe ‘shërbimet e marketingut”, shkruan media Eureporter.
Lexoni artikullin origjinal (këtu)

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



