Shkrimtarja Flutura Açka: Shqipëria është e detyruar t’i gjunjëzohet sot një diktature të rrezikshme
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Flutura Açka, në lidhje “Skype” në “A Show” foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe situatën në vendin tonë.
Sipas saj, në Elbasan ka qenë një situatë tejet e tensionuar, teksa deklaron se me marrjen e mandatit të tretë të Ramës, Shqipëria ka hyrë në një diktaturë të rrezikshme.
“Kam takuar dhe të majtë që prisnin kthesën. Elektorati i majtë, jo Rilindja, nuk është i gjithi në festë, ka dhe të trishtuar. Nga mënyra se si e majta e erdhi në pushtet, domethënë Rilindja se nuk është e majtë, është e trishtueshme. Fakti që Rama ka qenë kaq i sigurt, e kishte përgatitur marrjen e zgjedhjeve. Rama është i lodhur, por egoja e tij bëri që të marrë në këtë mënyrë mandatin e tretë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



