Shkrimtari Ismail Kadare merr pasaportën Kosovës
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se i ka dhënë nënshtetësinë e Kosovës shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare. Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin e nënshtetësisë për Kadarenë, i cili do t’i dorëzohet autorit gjatë një vizite të saj në Shqipëri në një periudhë të afërt. Kjo është një nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin e njohur, Ismail Kadare, i cili ka qenë një pikë referimi e rëndësishme për shqiptarët kudo në botë. Ai ka fituar shumë çmime për letërsi në mbarë botën dhe është një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare që nga vitet 1960.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



