E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkrimtarja Açka: Do lidhemi me zinxhirë nëse prishin Teatrin Kombëtar
Lajme

Shkrimtarja Açka: Do lidhemi me zinxhirë nëse prishin Teatrin Kombëtar

Në tryezën e Partisë Demokratike me Artistët ka folur dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Kryefjala e saj ka qenë Teatri Kombëtar.

Açka tha se nëse qeveria vendosë të prishë teatrin kundër vullnetit të artistëve ata do lidhen me zinxhirë.

“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka.

Ajo theksoi se arti sot është i asfiksuar, ndërsa nxori në pah dhe problematikat me librin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.