E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkrirja e Gjykatave të Apelit/ Paralajmërojnë avokatët: Do të rrisim tarifat
Lajme

Shkrirja e Gjykatave të Apelit/ Paralajmërojnë avokatët: Do të rrisim tarifat

Shkrirja e Gjykatave të Apelit do të ketë kosto për qytetarët.

Jo vetëm kosto në kohë, por edhe financiare.

Gjykatat e Apelit në qarqet Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër që nga nesër do të jenë të kyçura.

Të gjitha dosjet penale e civile aktualisht po transferohen në Apelin e Tiranës, ndërsa nëpër rrethe do të mbeten vetëm zyrat për depozitimin e ankesave.

Në një prononcim për “Euronews Albania”, drejtuesi i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, tha se ky vendim do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve pasi avokatët do të rrisin tarifat për kostot e transportit dhe shpenzimeve që u duhet për të shkuar në Tiranë.

“Ne jemi të detyruar të zhvillojmë ashtu siç e ka urdhëruar Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Duke filluar nga dita e nesërme të gjitha proceset do të gjykohen në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pa diskutim që kjo të pasqyrohet në tarifa. Sot njerëzit e kanë kuptuar se gjithë kjo luftë e jona kishte një kuptim. Atëherë fatkeqësisht nuk e kuptuan, atëherë vetëm zëri ynë u dëgjua, zëri i publikut shumë pak. Por nga nesër atyre u duhet të shkojnë në Tiranë për çështjet e tyre në Apel.

Tarifat normalisht do t’i rrisim duke qenë dhe në sinkron me ato që ne do të shpenzojmë për të shkuar në gjykatë. Kjo do të reflektohet në xhepin e atyre që duhet të marrin shërbimet e gjykatave”, tha avokat

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.