Shkrumbohet furgoni në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një mjet tip furgon është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit në lagjen nr.17 Korçë.
Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Renato Torollari, ndërsa zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Por në polici ai ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk është me precedent të mëparshëm penal.
“Më datë 26.09.2022, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit R. T., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës,” njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



