SHKUAN PËR NGJITJE, BLLOKOHEN 5 PERSONA NË KANIONIN E ERZENIT
5 persona kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Erzenit gjatë ditës së sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur poshtë shpellës së Pëllumbasit, teksa 5 shokë po bënin ngjitje.
Gjithashtu bëhet me dije se njëri prej tyre ka ndrydhur kaviljen gjatë ngjitjes rreth orës 14:00.
5 personat kanë lajmëruar urgjencën, e cila i ka dhënë ndihmën e parë 42-vjeçarit Gazmend Bugalli, por duket se e ka shumë të vështirë lëvizjen me barrelë.
Terreni i thyer e vështirëson edhe më tepër lëvizjen e të plagosurit, ndërkohë pritet të bëhet ndërhyrje nga ajri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



