E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkullaku: Edi Rama është pakicë, nuk fiton dot pa bandat
Lajme

Shkullaku: Edi Rama është pakicë, nuk fiton dot pa bandat

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se, Edi Rama është pakicë. Sipas tij, Edi Rama nuk fiton me zgjedhje të drejta.

Shkullaku ka bërë edhe ironi, kur shprehet se, nëse Rama është shumicë për çfarë i duhen bandat, blerja e votave, etj.

‘SPAK nuk ka guxuar të prekë dy kollonat që mbajnë në këmbë regjimin.

Korrupsioni i nivelit të lartë, nga kryeministri e poshtë dhe krimi elektoral. Këto SPAK nuk i ka prekur.

SPAK apelon një vendim të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Sali Berisha nuk hetohet më, dosja ka ikur në Gjykatë. Kjo tregon se presioni do vazhdojë.

Ne kemi kryetarin e bashkisë, kryetari i shtabit elektoral të PS-së për vite me radhë. Ky personazh është akoma në zyrë.

E gjithë panorama që po shkohet në 11 maj është e njëjtë me atë që ka qenë përpara zgjedhjeve të kaluara.

Kush janë dy elementët mendoj unë, për të cilat ka nevojë që qytetarët shqiptarë të ndihen të sigurtë që në këto zgjedhje nuk mund të kërcënohet nga krimi, se e lirë nuk mund të jetë, e blerë, nuk e ndalon dot SPAK se nuk ka vullnet për ta ndaluar.

Çfarë garancish kemi ne deri më tani nga SPAK. Asnjë.

SPAK ka dy vite që i ka përgjimet e Sky dhe nuk ka bë asgjë.

Çfarë ndodh në Elbasan. Votat i do Taulanti, Qazimi do të garantojë vendin si kryetar bashkie, ky i gjykatës do kafen çdo ditë.

Propaganda e rreme e Ramës është ngritur se, ska opozitë se Rama fiton ndjeshëm. Shih sondazhet, është para shumë. Si qenka përpara. Nëse është përpara çfarë i duhet Çyrbja, Suel Çela dhe Bajrat. Le të fitojë me votën e shqiptarëve.

Si qenka përpara ai me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Rama nuk ka fituar asnjëherë. Si ka fituar Rama, duke i marrë mandatin Tavos në Gjirokastër duke mos lejuar emigrantët. Duke marrë Nasip Naçon në Berat për të marrë deputetin e dytë, deputetin e Durrësit si e mori me Çyrben, atë të Shkodrës dhe Tiranës si i mori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.