E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkup, grabitja përfundon me dy të vdekur
Publik News

Shkup, grabitja përfundon me dy të vdekur

Gjatë një tentativë për grabitje ka përfunduar në një ngjarje horror. Dy të vdekur dhe gjithë xhiroja e rrëmbyer janë pasojat e një përleshjeje me armë mes rojeve të kazinosë dhe personave të maskuar dhe të armatosur që kishin shkuar për të grabitur. Ngjarja është mësuar pak çaste pasi ka ndodhur ndërkohë që policia ende nuk ka mundur t`i kapë autorët e krimit të rëndë. Ka qenë dikasteri i brendshëm që ka dhënë detajet për ngjarjen, ndërkohë që priten detaje shtesë në orët në vijim.

Përplasje me pasojë dy viktima në qytetin e Shkupit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave mësohet se ka patur një tentativë për grabitje ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur. Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova. “Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje.

Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme në Shkup. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.