E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shmangu miliona euro nga tatimet, “Buzi Store” në gjyq për evazion
Flash

Shmangu miliona euro nga tatimet, “Buzi Store” në gjyq për evazion

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë tregtare “Buzi Store”, e akuzuar për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit zyrtar, në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se subjekti kishte shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke mos i deklaruar ato në organet tatimore. Ky veprim konsiderohet si një nga rastet më të mëdha të evazionit fiskal të zbuluara vitet e fundit në kryeqytet.

Hetimet, të zhvilluara për disa muaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, zbuluan se “Buzi Store” përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për lëshimin e faturave tatimore, përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”. Kjo platformë shërbente për faturime të rreme dhe të pafiskalizuara, ku në shumë raste deklaroheshin shuma më të vogla sesa ato reale, me qëllim shmangien e tatimeve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 8 adresa të ndryshme të lidhura me subjektin dhe shoqërinë e fiskalizimit, janë sekuestruar kompjuterë, telefona celularë, tableta dhe shuma monetare prej 8 milionë lekësh të pashoqëruara me dokumentacion ligjor.

Nga provat e mbledhura, Prokuroria ka ngritur dyshime se aktiviteti i paligjshëm është zhvilluar në bashkëpunim me ekonomistin e kompanisë, i cili dyshohet se ka ndihmuar në krijimin dhe administrimin e sistemit të fshehjes së të ardhurave.

Dosja tashmë i është dërguar Gjykatës, ndërsa pritet që në seancat e para të shqyrtimit të bëhen publike detaje të reja mbi mënyrën e funksionimit të skemës së evazionit fiskal të “Buzi Store”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.