E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoferë kujdes! Tani filluan gjobat online, Ministria e Brendshme do të…
Lajme

Shoferë kujdes! Tani filluan gjobat online, Ministria e Brendshme do të…

Të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes kur të kalojnë semaforët apo kur tejkalojnë shpejtësinë në autostradë.

Qeveria ka miratuar sot propozimin e Ministrit të brendshëm për të përdorur gjobat online ose siç njihen me termin teknik “e-gjoba”.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin nr.153, i cili është një ndryshim në vendimet e mërparshme të Kodit Rrugor të vitit 2000.

Edhe pse vendimi ka karakter tërësisht teknik dhe nuk është shtjelluar mirë, në dy nene të saj i hapin rrugë përdorimit të të dhënave online dhe vendosjes së gjobave elektronike.

Ky vendim do të detajohet më pas me një udhëzim të Ministrisë së Brendshme, ku pritet që shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor të marrin masën ndëshkimore në adresën e tyre të shtëpisë ose në rrugë të tjera elektronike.

“a) Pas pikës 4, të nenit 349, shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:
“5. Procesverbali i prodhuar nga pajisjet digjitale është sipas modelit VI.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje dhe duhet të përmbajë të njëjtët tregues të procesverbalit të modelit VI.1 të saj. 6. Modalitetet e përdorimit të pajisjeve digjitale dhe mënyrat e transferimit të të dhënave digjitale në kohë reale në sistemin elektronik e-gjoba përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm”, thuhet në vendimin  qeverisë.

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.153, DATË 7.4.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ZBATIMIN E KODIT RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 198, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në rregulloren për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.153, datë 7.4.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme:
    a) Pas pikës 4, të nenit 349, shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:
    “5. Procesverbali i prodhuar nga pajisjet digjitale është sipas modelit VI.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje dhe duhet të përmbajë të njëjtët tregues të procesverbalit të modelit VI.1 të saj.
    6. Modalitetet e përdorimit të pajisjeve digjitale dhe mënyrat e transferimit të të dhënave digjitale në kohë reale në sistemin elektronik e-gjoba përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm.”.
    b) Pas modelit VI.1 shtohet modeli VI.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.