E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoferëve shqiptarë duhet t’u bëhet “testi i idjotit” çdo 5 vjet!
Lajme

Shoferëve shqiptarë duhet t’u bëhet “testi i idjotit” çdo 5 vjet!

Avokati Alban Duraj,  foli sot në News24 në lidhje me aksidentet, të cilat janë kthyer në një “epidemi” në vendin tonë gjatë, sidomos gjatë muajit të fundit.

Avokati u shpreh se është e pritshme që aksidetnet të shtohen gjatë periudhës së verës, ndërkohë që renditi edhe ndryshimet që duhet të pësojë Kodi Rrugor si një mënyrë për të parandaluar shtimin e rasteve.

“Çdo muaj ka raste plagosjesh të reënda apo aksidente fatale. Është për t’u habitur që dhe pse ka ndryshuar Kodi Rrugor, vijohet të shkaktohen këto aksidente.
Në verë sipas të gjitha studimet ka shtim të fluksit të aksidenteve, ndikon shumë edhe përdorimi i alkolit dhe lëndëve narkotike.
Duhet një kujdes më i madh në lëshimin e patentave. Masat ndëshkuese janë një instrument parandalues por nuk mjafton kaq. Nëse kemi qytetarët që trajnohen sicc duhet, do të ketë më pas aksidente.

Ekspertët kanë hedurb idenë gjithashtu që duhet të bëhet testi i idjotit, që funskionon në të gjitha vendet e BE, pra të kuptohet nëse drejtuesi imjetit a është apo jo i aftë që të marrë leje drejtimi.
Testi duhet të bëhet edhe për ata të cilët janë të varur nga telefoni. Ky test do të duhet të bëhet në mënyrë periodike, mbase jo çdo vit, por çdo 5 vite po”, tha ai.

Çfarë është “testi i idiotit”? Ja shoferët që mund të preken!

“Në hapësirën gjermanike quhet ‘Idiotum Test’, pra ‘Testi i idiotit’, që bëhet rëndom. Kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë dhe para se t’i jepet mundësia për ta rimarrë lejen e drejtimit, duhet të provojë që është stabël në pikëpamje të sjelljes”.

“Ne kemi ende përdorues rruge, të cilët nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Dhe rritja e përgjegjshmërisë së përdoruesve të rrugës, duke përfshirë nga drejtuesit e automjeteve te qytetarët, kërkon një program të gjerë masash, që do të përfshijnë edukimin në shkolla dhe teste të vazhdueshme. Ka ardhur koha të mendojmë për testet psikologjike, të cilat në rastet e drejtuesve që nuk plotësojnë, nuk sillen në përputhje me normat ligjore, por nganjëherë nuk sillen ose tejkalojnë edhe disa norma të tjera të sjelljes në rrugë. Ka ardhur koha për të menduar edhe për testet psikologjike, që tentojnë të verifikojnë stabilitetin e sjelljes së tyre”, u shpreh ministri Lleshaj.

PROPOZIMET 

Në tryezën e diskutimeve për disa ndryshime në Kodin Rrugor, pjesë e së cilës ishin edhe ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, drejtori i Policisë Së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kryebashkiakë e ekspertë rrugorë, ministri i Brendshëm renditi disa propozime që synojnë rritjen e sigurisë rrugore.

Burimet thanë se është bërë edhe një propozim konkret për vlerën e gjobës në lidhje me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Duke e konsideruar si minimale vlerën aktuale të gjobës, u propozua që ajo të jetë nga 25 mijë deri në 80 mijë lekë të rinj.

“U tha një lajm i mirë nga drejtori i Policisë, që përgjatë 10 viteve të fundit kemi një rënie të vazhdueshme të numrit të aksidenteve dhe të pasojave fatale në qarkullimin rrugor. Pra, kemi rreth 40 % zbritje të numrit të fataliteteve në rrugë në harkun e 10 viteve. Ky është lajm i mirë, madje lajm shumë inkurajues, megjithatë ka dhe një lajm të keq, që vetëm në 2019-ën kemi humbur jetën e 227 qytetarëve shqiptarë në rrugët e vendit, shifër e cila është pothuajse 5 herë më e lartë se shifra e të vrarëve që shkakton krimi në Shqipëri”, tha Lleshaj gjatë fjalës së tij.

Sipas tij, së pari synohet të bëhet një ndërhyrje e rëndësishme në Kodin Rrugor, akte të tjera ligjore dhe nënligjore që merren me rregullimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qarkullimin rrugor.

“U përmend celulari, mbetet një burim shqetësues aksidentesh në rrugët e vendit e duhet të merren po ashtu masa për ta kufizuar, mundësisht ndaluar rreptësisht, përdorimin e tij gjatë drejtimit të automjetit. Alkooli po ashtu meriton prapë vëmendje të re, për arsye se sërish ka shumë raste. Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi”, u shpreh ministri i Brendshëm

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.