Shoferi që aksidentoi për vdekje 10 vjëçaren ishte tapë
Detaje të reja nga aksidenti që ndodhi dje në Tiranë me pasojë vdekjen e një vajze 10-vjeçe.
Bëhet me dije se drejtuesi Alban Guri që përplasi për vdekje vajzën e mitur ishte në gjendje të dehur.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.
Ndërsa babai i 10-vjeçares pak më parë tha se vajza ishte përdore me gjyshen dhe se makina e kishte përplasur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Alban Guri është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



