E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoferi  transportoi një familje me COVID-19, të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmë
Publik News

Shoferi transportoi një familje me COVID-19, të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmë

Bashkia e Fierit ka dhënë një njoftim tronditës ku publikisht i bën thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje sipas saj, është e prekur nga virusi.

Transporti sipas njoftimit është bërë më në datën 3 mars, rreth orës 7:00 ndërsa është bërë edhe mbyllja dhe izolimi për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe.

Reagimi i Plotë:

Njoftim.
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19,
👉i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00.
Ndërkohë u morën masat menjëherë nga NjA Darzezë, duke njoftuar mbylljen dhe izolimin për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe. Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka sherbyer gjatë kësaj kohe prindërve.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazbazë:
�qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.