E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoferja nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, makina del nga rruga  në Korçë
Publik News

Shoferja nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, makina del nga rruga në Korçë

Foto nga vendngjarja

Një makinë që po transportonte 4 refugjatë sirianë ka dalë nga rruga dhe ka përfundur në Kanal, në dalje të Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka humbur kontrollin.

2 nga refugjatët kanë marrë plagë të lehta dhe janë transportuar drejt spitalit.

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit që nuk iu bind urdhrit të policisë.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2020, rreth orës 21:25, në rrugën Dishnicë-Çiflig, shtetasja F. D., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka dalë nga rruga ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit, është shoqëruar në ambientet e  Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduruale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.