Shokët i publikojnë mesazhet për një femër tërheqëse, var veten studenti i mjekësisë
Një student mjekësie është gjetur i varur në një pemë pasi një “shaka” e shokëve të tij e përjashtoi nga shkolla dhe e futi në depresionin.
Gjithçka nisi kur i riu filloi të postonte më një grup privat në Whatsapp rreth eksperiencave të tij me një tjetër studente të kampit universitar ku ai studionte, por shokët e tij i morën postimet dhe i shpërndanë në masë.
Gjykata e Newport Coroner tregoi se mesazhi privat i Edward Senior për “marrëdhënien e shkurtër” me vajzën u përhap në rrjete sociale duke u parë nga qindra njerëz.
Kjo bëri ai të përjashtohej nga orët e mësimit në Universitetin Swansea si mënyrë ndëshkimi.
Për shkak të përjashtimit, por edhe talljeve online, familjarët e dëshpëruar tregojnë se 22-vjeçari fillimisht u izolua nga të tjerët dhe më pas, i turpëruar, u gjet i varur në një pemë në Monmouthshire.
Hetuesi Wendy James që po merrej me çështjen deklaroi:
Pavarësisht nga mbështetja e një familjeje të dashur, nuk ishte e mjaftueshme që ai të kalonte një periudhë stresuese në jetën e tij. Duke mos ditur se cilat do të ishin pasojat, ai ndihej i izoluar dhe i tronditur. Nuk është e pazakontë që të rinjtë të bëjnë gabime, por gabimi i tij më i madh ishte që i dha aq shumë rëndësi gabimit të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



