Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ishte e ftuar në rubrikën “Opinin” në televizionin News24, ku ka folur rreth ekstradimit të Nezar Seitajt në Itali,ndonëse kishte një procedim penal ndaj tij në Shqipëri.Sipas Lalës, ekstradimi i tij nuk duhej të bëhej, dhe se ministrja e Drejtësisë dhe Arta Marku e kanë larguar topin nga zona e tyre duke treguar se nuk kishin dijeni se ishte i proceduar në vendin tonë.Më tej ajo befasoi me deklaratën e saj, ku tha se Nezar Seitaj mund të konsiderohet i rrëmbyer, pasi ai nuk është kaluar në sistemin TIMS në aeroport.“Nezar Seitaj s’duhet të ekstradohej. Kishte një kriter ndalues, që e detyronte ministren e Drejtësisë mos lejonte largimin. Etilda Gjonaj dhe Arta Marku e kanë larguar topin nga zona e tyre duke u justifikuar se nuk kishin informacione. Që një person të shkojë në paraburgim dhe të pranohet si i tillë duhet të ketë urdhër ndalimi.Ka një bashkëpunim të segmenteve të caktuara, po luajnë lojën e kungulleshkës me këtë histori, pasi Nezar Seiti mund të konsiderohet i rrëmbyer. Nuk e di çfarë do ndodhë në Itali. Se është dorëzuar pa kaluar në sistemin TIMS në aeroport, prandaj mund të konsiderohet rrëmbim. Institucionet po fshehin një urdhër-arresti që është publik, dihej një gjë e tillë.Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkonte autoriteteve të jashtme nëse kishte procedim penal tjetër për këtë shtetas. Po fshehin të vërtetën për këtë ekstradim. Nuk e di nëse ka prapavijë politike,” – tha Lala.