Shokon ish punonjësja e Micheal Jackson me deklaratën e saj për yllin e popit
Adrian McManus ish kryeshërbëtorja e Micheal Jackson ka tronditur me deklaratat e saja të fundit në një intervistë për Daily Mail pas 4 viteve nga largimi i saj nga puna.
Ajo ka deklaruar si fillim që Micheal Jackson ishte një pedofil grabitqarë që abuzonte me dhjetra fëmijë i filmonte dhe i mbante kasetat në biblotekën e tij të fshehtë.
‘Nuk kam arritur të flas më parë se janë kërcënuar nga trupërojet e tij me rrëmbim dhe më pas zhdukje të trupit gjithashtu unë nuk e pyeta kurrë, sepse ai ishte shefi im dhe duhej të bëja vetëm atë për të cilën paguhesha’ u shpreh gruaja.
Më tej, ajo tregon se shtëpia e mbretit të POP-it ishte e mbushur gjithandej me vazelinë.
Ajo thotë se gjente kudo vazelinë, në banjë, pothuajse në çdo sirtar të mundshëm dhe madje edhe në katin e dytë të shtëpisë.
Rrëfimi tronditës vazhdon edhe më tej, ku ish-kryeshërbërtorja thotë se ka parë dhjetëra djem të rinj që vizitonin shtëpinë e Jackson.
Përgjatë viteve që ka punuar aty 56 -vjeçarja tregon më tej se shpesh herë gjente rrobat e këngëtarit në xhakuzi së bashku me të brendshme fëmijësh.
“Gjatë fundjavës kisha shumë punë, pasi Michael ftonte shumë djem për mbrëmje dhe të nesërmen ishte pothuajse e gjithë shtëpia rrëmujë. Shikoja fëmijë që ende vërdalliseshin pa rroba nëpër shtëpi dhe nuk e kuptoja përse”. Jackson ndërroi jetë në vitin 2009 si pasojë e një arresti kardiak.
Vajza e Adrian pretendon se ka parë gjëra të çuditshme që ndodhin në shtëpinë e Michael Jacksonit.
‘Vajza ima e ka parë këngëtarin të masturbohej mbi libra dhe një herë tjetër ai i kishte kërkuar asaj që të mblidhte foto të foshnjave të zhveshura dhe t’i vendoste në dhomën e tij për zbukurim”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



