E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shokon psikologia: Mos shkoni deri në Dubai, në hotelet e Tiranës ndodhin çudira…
Lajme

Shokon psikologia: Mos shkoni deri në Dubai, në hotelet e Tiranës ndodhin çudira…

Skandali i ‘Porta Potty’

Porta Potty” mori famë vetëm pak javë më parë pas skandalit ku vajzat i nënshtroheshin dëshirave të shfrenuara seksuale të sheikëve në këmbim të parave.

Psikologia Besarta Taçi, tha dje në News24 se këto akte kalojnë në sadomazokizëm, teksa tha se nuk është nevoja të shkohet “deri në Dubai”, pasi raste kur femrat, në këmbim të pagesës, pranojnë të kryejnë akte atipike seksuale, ndodhin rëndomë edhe në Tirana.

“Ekziston një agjensi në Dubai, që rekruton modele, influenser, aktore, pra personazhe që kanë ndikim në rrjetet sociale, dhe bëhet kontratë dhe thuhet që në këmbim të 30 mijë a më shumë eurove, do keni marrëdhënie që hyjnë në parafilitë.

Parafilitë janë përjetimet e seksualitit  në formë individuale që prekin në mënyra të ndryshme. Kur këto vajza që shkojnë në Dubai, dimë që përfshihen në këto akte, koprofagji, urofili, pedofili, orgji e kështu me radhë.

problematika qëndron që në momentin që ndodhesh në Dubai, të ndodh që situata shkon përtej prostitucionit, dhe ti s’ke shance as ta denoncosh atë që kërkon sheiku, sepse është ilegale. imagjinoni ambientin ku ndodh gjithë ky prostitucion.

ajo që ndodh në këtë rast është që dinamika që kanë të bëjnë me poshtërimin e një individi tjetër, se dimë që ka qenë arsyeja ekonomike, por fakti që kjo vajzë është vetëvrarë, tregon se arsyeja që të cen drejt një akti atipik, ka të bëjë me sadomazokizëm, ku përmes poshtërimit, dhimbjes apo skllavërimit flasim për një dinamikë që shkon përtej prostitucionit apo aktit seksual.

Edhe pse s’kemi nevojë të ikim deri në Dubai, sepse çrregullimet parafilike janë dhe në Tiranë, raste kur vajzat kryejmë marrëdhënie atipike, në hotelet e Tiranës dhe paguhen, ky është një realitet që e kemi këtu afër”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.