Shoku i Ilvit denoncon: Policët e komisariatit Kavajë kanë abuzuar, mund t’u ketë “ngelur në dorë”
Avokati i njohur shkruan se 28-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrahjes .
Altin Goxhaj shkruan: Ju lutem shpërndajeni sa më shumë!
NUK U VETËVRA POR E VRANË DUKE E TORTURUAR QË TË PRANONTE FAJIN QË NUK E KISHTE BËRË!
Nesër do të ndezim qirinj për homazh në 19:00 para Ministrisë së Brendshme!
Është veshur me mister ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme ku 28-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes. Një shok i afërt i tij ka kontaktuar me Joq Albania duke shprehur dyshimet se Ilvi vështirë të ketë vrarë veten. Ai kërkon të dalin regjistrimet e kamerave sepse policat me shumë mundësi kanë abuzuar ndaj tij dhe ai mund t’u ketë ngelur në dorë, pasi nuk ishte ndonjë fizik i madh.
Në vijim mesazhi i plotë:
Prsh Joq ky personi nuk eshte hera pare qe hyn ne komisariat per vjedhje. Dhe jo me larg se diten e djeshme ne darke ishim bashke me cunat dhe me Ilvin dhe po bonim muhabet si cuna lagje dhe nuk dukej sikur kishte shqetsim. Duhet te dalin regjistrimet e kamerave sepse policat kan abuzuar atje brenda dhe mund ti ket ngelur ne dore se ai nuk esht se ishte ndonje fizik i madh. Kjo esht policia jon qe duan t’bejn si lidera po jan nji m*t bashk me ate qe i drejton. Duhet drejtsi per Ilvin se ishte njeri i dashur me t tjeret por policat kan abuzuar me siguri dhe duan ta fshehin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



