E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoku i vëllait humbi jetën, motra e të plagosurit: E hapën pusin për të vaditur tokat
Publik News

Shoku i vëllait humbi jetën, motra e të plagosurit: E hapën pusin për të vaditur tokat

Dy shtetas, konkretisht Bledar Bregu, 33 vjeç dhe Besnik Veliaj, 38 vjeç, janë dy burrat të cilët duke pastruar pusin e zonës në Lofkënd, u asfiksuan nga çlirimi i gazit dhe u bllokuan brenda tij.

Të dy dolën gjallë nga pusi, ndërsa Veliaj humbi jetën.

I plagosur mbeti edhe zjarrfikësi që i nxori nga pusi.

Ndërkohë Enkelejda Banaj, motra e Bledar Bregut që ndodhet në spital, thotë se është njoftuar nga e ëma për ngjarjen e rëndë dhe menjëherë ka udhëtuar nga Patosi në drejtim të fshatit Lofkënd.

Banaj shprehet se i vëllai dhe viktima Besnik Veliaj ishin shokë me njëri tjetrin e kishin hapur pusin për të vaditur tokën.

“Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat. Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin”, rrëfen e motra e 33-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.