E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqata e Arbitrave reagon për dhunimin e arbitrit
Lajme

Shoqata e Arbitrave reagon për dhunimin e arbitrit

Ditën e sotme ka reaguar shoqata e arbitrave shqiptarë pas dhunimit të arbitrit Elis Pulaj në stadiumin e Delvinës.

Arbitri u godit me gurë në dëshirën e kategorisë së dytë Delvina-Albpetroli, ditën e djeshme. Gjthashtu kujtojmë se pas incidentit edhe ndjeshja u ndërpre.


Në deklaratën e Shoqatës së Arbitrave kërkohej drejtësia dhe që për ngjarjen të merrej vendimi i duhur nga autoritetet përkatëse.

Reagimi i Shoqatës së Arbitrave:

Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e ndodhur sot në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Delvina-Albpetroli, dhe dënon sulmin e dhunshëm ndaj gjyqtarit Elis Pulaj.

BASHF shpreh solidaritetin më të fortë me gjyqtarin Pulaj dhe, duke i uruar atij shërim sa më të shpejtë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente për ndalimin e autorëve të dhunës dhe vënies para përgjegjësisë penale.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje klubeve të futbollit që të marrin të gjitha masat për të parandaluar akte të tillë të turpshme. Ne nxisim lojën “fair play” dhe theksojmë me forcë se dhuna nuk ka vend në futboll.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.